Biblioteka Humanistike “F.E. Fagiani”
Universiteti i Kalabrisė - Rende

Trashëgimia librore:

Aktualisht trashëgimia librore  e Bibliotekës Humanistike përfshin rreth 170 000 vëllime e vepërza, rreth 2300 tituj gazetash e revistash, rreth 60  botime të 500-ës, rreth 250 botimeve të 600-700-ës, rreth 1000 botime të 800-ës, 200 materiale të shtypura muzikore, 200 harta gjeografike, 187 mikrofilma, 105 videokaseta dhe 111 cd-rom

Fondet albanologjike

Universiteti i Kalabrisë, i ndodhur në krahinën me numrin më të madh të komuniteteve shqiptare të Italisë, që prej themelimit ka marrë përsipër peshën e krijimit në gjirin e tij të një qendre të rëndësishme të dokumentazionit libror në shërbim të këtij komuniteti dhe të të gjithë atyre që iu intereson të thellojnë studimet dhe njohjen e trashëgimisë së veçantë gjuhësore e letrare të shprehur nga etnia arbëreshe.
Bibloteka Humanistike (BAU) e Universitetit të Kalabrisë përmbledh në gjirin e saj fonet librore me interes abanologjik të grumbulluar nga ky istitucion kalabrez duke filluar nga themelimi i tij (1973). Ajo përmban një bërthamë librore origjinale të përbërë nga blerjet periodike tekstesh moderne shqiptare nën kujdesin e Bibliotekës së Departamentit të Gjuhësisë (1973-1997), që pastaj iu bashkangjit Bibliotekës Humanistike, dhe nga një seri fondesh librore të veçanta.

I pari, nga pikëpamja kronologjike, është fondi Gangale, dhuruar më 1979 Universitetit tonë nga familja e të ndjerit studiues kalabrez me nënshtetësi daneze, Giuseppe Gangale (1898-1978). Fondi Gangale përmban një numër librash të rrallë – pjesa më të madhe janë vepra letrare arbëreshe të 800-ës – studimet në dorëshkrim  dhe ende të pabotuara në lidhje me ata të bëra nga vetë Gangale dhe një arkiv të çmuar prej qindra bobinash me regjistrime materialesh dialektologjike të bëra në komunitet shqiptare të Kalabrisë në vitet 50-60 të shekullit të XX.

Fondi i dytë përfaqësohet nga veprat që i perkisnin themeluesit të Katedrës së Albanologjisë të Universitetit kalabrez, të ndjerit studiuesit papas Francesco Solano (1914-1999). Më 1994, në saje të zemërgjerësisë  së prof Solanos, fondi libror albanologjik i Ateneo-t mori një dhuratë të rëndësishme që përfshinte koleksionin e plotë të revistave “Shejzat”, “Studime filologjike”, “Les lettres albanaises” dhe “Etnografia shqiptare”. Pas humbjes së titullarit të parë të katedrës, Biblioteka Humanistike bleu (2001) nga trashëgimtarët të gjithë bibliotekën private të Solanos, të përbërë prej 5000 vëllimesh. Kësaj biblioteke, me testamene, i kaloi edhe një fond i rëndësishëm librash antikë, që i takonin familjes Gesualdi nga Kastrovilari, pronë e Nina Solanos (1922-2004).

Fondi i tretë përbëhet nga një biblotekë private e pasur shkodrane me interes albanologjik, që i përkiste familjes Gjylbegu, e blerë nga UNICAL, me 1995. Ajo përmban rreth 1400 vëllime e qindra revista e gazeta shqiptare të botuara kryesisht në Shqipëri nga fundi i shekullit XIX deri në gjysmën e parë të viteve 80 të shekullit të XX. Në mes koleksionesh të periodikeve të ndryshëm shqiptarë mund të përmendim botimet “Leka”, “Përpjekja shqiptare”, “Hylli i dritës”, “Yllyria”, “Bota e re”, “Kritika” të botuara në Shqipëri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Bibloteka ka qenë pronësi e një intelektuali të shquar shkodran; Ragip Gjylbegu, pjesëtar i njerës prej familjeve më të përmendura të qytetit të Shkodrës, qytet që me shkollat dhe me istituzionet e tij ka përfaqësuar për shekuj qendrën kryesore kulturore të Shqipërisë.

I takon pranverës së vitit 2005 iniciativa për të përfshirë Bibliotekën Kombëtare të Tiranës në një marrëveshje të dyanshme bashkëpunimi me Universitetin kalabres, si rezultat i kësaj marrëveshje struktura më e rëndësishme bibliotekare e Shqipërisë i ka dhuruar Bibiotekës Humanistike  “Francesco Ernesto Faggiani” një fond të rëndësishëm me rreth 500 libra shqiptarë kryesisht me interes gjuhësor e letrar, të cilët bënin pjesë në fondin historik të Bibliotekës Kombëtare.

Me testament një qytetar kalabrez, me origine nga Falkunara, i ndjeri Pietro Fonda, i kaloi fondit albanologjik të BAU-t në fillimin e 2006-s një tjetër dhurim prej 250 librash – kryesisht nga fusha e historisë, e kulturës dhe e gjuhës së arbëreshëve – dhe dokumente gjuhësore mbi leksikun e së folmes së Falkunarës.

Së fundi, dhe me qëllimin që t’i rikthehen pasurisë kulturore krahinore dhe frytëzimit të lirë nga studiuesit fondet e mëdha arkivore të teksteve antike kalabro-shqiptare, që gjendeshin jashtështetit si pasojë e mungesës të qendrave të dokumentacionit e të kërkimit shkencor universitar në fushën albanologjike, Katedra e gjuhës dhe e letërsisë shqipe arriti të marrë në mikrofilm më 1990, pjesën më të madhe të veprave arbëreshe në dorëshkrim të ruajtura nga Biblioteka Mbretërore e Kopenhagënit. Këtij fondi iu bashkëngjit Fondi arkivor “Jeronim De Rada” i Bibliotekës Qytetare të Kozencës, i riprodhuar në mikrofilm më 1992 në saje të ndjeshmërisë kulturore të Fondacionit “Lorenzo Catizone” të Kozencës.