Biblioteka Humanistike “F.E. Fagiani”
Universiteti i Kalabrisė - Rende

Biblioteka Humanistike (BAU) lindi më 1986, nga shkrirja e trashëgimisë bibliografike të departamenteve të Fakultetit të Letërsisë e të Filozofisë së Universitetit të Kalabrisë (Artet, Filologia, Filosofia, Gjuhësia, Shkencat e Edukimit, Historia), dhe nga pjesa më e madhe e trashëgimisë së ish-Bibliotekës Qëndrore të Ateneo-t.
Koleksionet e saj janë transferuar në selinë e re, përuruar më 5 qershor 2001, me pjesëmarrjen e Ministrit të Arsimit Publik, prof. Tullio De Mauro, e cila aktualisht ka rreth 190000 njësi bibliografie, ku përfshihen 28105 vite periodikësh, burime të shumta elektronike dhe audiovisive, si edhe një përmbledhje mikrofilmash e mikrofishesh.
Biblioteka BAU shfrytëzohet nga docentët, studiuesit dhe studentët e Fakultetit të Letërsisë e të Filozofisë. Koleksionet përfshijnë një sektor të pasur burimesh elektronike (banka të dhënash bibliografike e tekstore, revista) dhe audiovisive. Biblioteka është e tipit self-service, e cila bën të mundur shfrytëzimin e drejtpërdrejtë nga të interesuarit e pjesës më të madhe të materialit bibliografik, vendosur në rafte të hapura