Biblioteka e Qytetit
Kozencë

Trashëgimia librore: Aktualisht trashëgimia librore e Bibliotekës së Qytetit përfshin rreth 200.000 vëllime dhe vepërza, rreth 2000 tituj gazetash e revistash, 53 inkunabula, rreth 2000 botime të 500-ës, mbi 5000 teksteve të 600-700-ës, mbi 500 dorëshkrimeve të fondit antik, 6 arkiva private, 54 pergamene nga shekulli XIII në shekullin XVIII, 30 kodikë liturgjikë prej pergamene, rreth 400 trakte të gjysmës së parë dhe të dytë të 800-ës dhe një numër të ndryshëm fotografish, portretesh, gdhendjesh, hartash gjeografike e medaljesh.

Seksione të veçanta: emeroteka; dorëshkrime; të rralla

Fonde të veçanta:

  • Përmbledhja Calabra: libra, vepërza, gazeta e revista me interes kalabrez
  • Përmbledhja De Chiara: letërsi italiane që i referohet letërsisë danteske
  • Përmbledhja De Rada: fond në dorëshkrim me vlerë të veçantë për lëvruesit e letërsisë italo-shqiptare
  • Përmbledhja Muti: tekste të muzikës dhe të letërsisë muzikore
  • Përmbledhja Muzzillo: përmbledhje e gjerë studimesh dhe tekstesh nga letërsia italiane dhe e huaj
  • Përmbledhja Ranieri: tekste letërsie e filosofie
  • Përmbledhja Rocca: tekste ideologjiko-politike (komunizmi)
  • Përmbledhja Rose: tekste ideologjiko-politike (anarkizmi)
  • Përmbledhja Salfi: tekste me shumë interes për historinë e ideve të kohës moderne e bashkëkohore
  • Përmbledhja Valentini: libra e revista nga mjekësia e kirurgjia

Dorëshkrimet deradianederada

Poeti Jeronim  De Rada ruante, së bashku me variantet e ndryshme të veprave të tij, çdo lloj dorëshkrimi si dhe të gjitha letrat që merrte. Me vdekjen e tij, familja trashëgoi një sasi të madhe dorëshkrimresh, të cilat duheshin ruajtur e mbrojtur. Gjatë një periudhe të një krize të fortë ekonomike familja vendosi t’i shiste dhe blerësi, në këtë fazë të parë, më 1934, qe Akademia Italiane në Romë. Me rëndësi të veçantë ishte “sektori shqiptar” shumë i pasur dhe dorëshkrimet, e ruajtura në një kuti, të zhdukura çuditërisht më vonë gjatë trazirave të shkaktuara nga lufta e dytë botërore. Me përfundimin e konfliktit, materiali i mbetur transferohet pranë Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Firencës, e cila vendos të mos merrej me skedimin e dorëshkrimeve të marra, por t’ia kalojë  Bibliotekës së Qytetit të Kozencës. Ministri i Arsimit vendos të dërgojë një inspektim për të vlerësuar materialin si dhe dokumentacionin e arritur në Kalabri, por për arsye të mos njohjes nga ispektorët të gjuhës shqipe vlerësimi pezullohet dhe shtyhet për dhjetë vjet. Më vonë materiali u katalogua nga Giuseppe Gangale, i cili propozoi të fotokopjoheshin materialet për të bërë të mundur konsultimin e tyre nga studiuesit. Akademia Kozentine, më në fund, krijoi një sektor albanologjik dhe kështu u bë e mundur që dorëshkrimet deradiane të viheshin në një kontekst të veçantë, i cili vinte në dukje përmbajtjet dhe tematikat.
Fondi De Rada përbëhet nga 3000 fletë, të ndara në zarfa dhe poko. Prej këtyre, 39 zarfa dhe 6 pako, të shënuara me shkronjën A, përmbajnë pjesën më të madhe të  bocave të veprave të botuara poetike deradiane. Çfarë mbetet, 15 zarfa dhe 6 pako të shënuara me shkronjën I, përmban bocat e materialeve gramatikore, filologjike dhe filozofike, si dhe letrat e shkruara nga De Rada me karakter publik apo privat.
Pjesa e fondit të papublikuar mund të ndahet në katër sektorë të mëdhenj:
1. Materiali poetik në shqip; 2. Materiali poetik në italisht; 3. Faqe ditari; 4. Korrespondenca.
Letërkëmbimi, mbetur për dhjetëvjeçarë të tërë i paklasifikuar dhe i vendosur në zarfa të zakonshëm, është bërë e mundur që të  shpëtohet pjesërisht në saje të një programi të ruajtjes dhe të katalogimit të dokumentave, filluar më 1992, nga Katedra e gjuhës dhe e letërsisë shqipe të Universitetit të Kalabrisë, e cila ka bërë të mundur, me mbështetjen ekonomike të Fondacionit “Lorenzo Catione” të Kozencës, mikrofilmimin dhe skedimin e korpusit të plotë të dorëshkrimeve deradiane.