Biblioteka e Qytetit
Kozencë

Biblioteka e Qytetit të Kozencës, lindur nga Biblioteka Publike Shkencore-Letrare e Kozencës, krijuar më 1871 me vendim të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Provincës së Kozencës nën drejtimin e Akademisë së Kozencës, mbetur për shumë kohë pa aktivitet, rithemelohet më 1898 me iniciativë të vetë Akademisë, të Këshillit Komunal dhe të Këshillit Provincial të Kozencës.
Nga viti 1935 Biblioteka është vendosur në një seli të re: Piazza XV Marzo, ku zë edhe hapësirat e ish-kuvendit S. Chiara. Në gushtin e vitit 1943 Biblioteka nga inkursionet ajrore pëson një humbje të madhe materialesh librore.
Më 1972 kalon në varasi të Krahinës së Kalabrisë. Më 1978 merr pjesë në organizimin e Kongresit të 28-të kombëtar të Shoqatës Italiane Bibliotekare, mbajtur në Kozencë dhe në Sangineto. Më 1990 hyn me një vendim formal të Këshillit administrativ në Shërbimin Bibliotekar Kombëtar (SBN). Më 1994 i jepet titulli “Premio Cultura 1994” nga Shoqata “Anassilaos” e  Rexho Kalabrisë, duke i njohur një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kulturore kalabreze.
Krahina e Kalabrisë, më 1995, njeh Bibliotekën e Qytetit të Kozencës si institucion të pavarur, duke e konsideruar trashëgiminë e saj “mjet thelbësor dhe të domosdoshëm për aktivitetin shkencor në krahinë”.