Biblioteka e Famullisë “San Giovanni Battista”
Firmoza

Biblioteka e Famullisë “San Giovani Battista” të Firmozës u themelua në vitet 70 nga pader Vincenzo Matrangolo. Në Bibliotekë ruhen libra teologjie, të historisë së Kishës, filozofie e spiritualiteti. Përveç librave të themeluesit të saj, ruhen aty edhe librat që i përkisnin papàs Giuseppe Ferrari, teolog dhe studiues i së drejtës kanonike të kulturës arbëreshe, ish-docent i gjuhës dhe kulturës shqipe në Universitetin e Barit. Tërësia e të dy fondeve librorë bëjnë që kjo Bibliotekë, shumë e specializuar, të jetë veçanërisht interesante për studiues të Kishës së Lindjes dhe të pakicës gjuhësore të arbëreshëve të Italisë.