Biblioteka e Kolegjit “Shën Adriani”
Shën Mitër

Biblioteka e Kolegjit “Shën Adriani” i Shën Mitrit lind nga shkrirja, duke filluar nga 1794, e katër sektorëve të veçantë; librat e transferuar, sipas vullnetit të Mons. Francesco Bugliari-t, nga Biblioteka e Kolegjit Corsini të Shën Bendhitit; librat e dhuruar nga Buliari që i përkisnin bibliotekës së tij private; fondi që i përkiste ish-abacisë; libra me prejardhje nga dhurime private. Më vonë fondi zgjerohet në funksion të mbështetjes së shkollimit, afruar prej shkollave bashkëngjitur Kolegjit. Detyra kryesore e Institutit ndërkombëtar arbëresh ishte pikërisht shkollimi i të rinjve, të cilët i përkisnin bashkësisë së arbëreshëve katolikë që gjendeshin në Jugun e Italisë. Më 1923 shkollat e bashkëngjitura Kolegjit u shpërbënë dhe për një periudhë të shkurtër kohe mbijetoi vetëm konvikti.