Biblioteka Komunale “J. De Rada”
Shën Mitër

Biblioteka Komunale “Jeronim De Rada” e Shën Mitrit lind më 1980 dhe bën pjesë në Qendrën e Iniciativës Kulturore “Jeronim De Rada”. Biblioteka ka një pasuri librore prej 5000 vëllimesh, që i përkasin nga pak të gjitha fushave të studimit; me interes të veçantë janë Përmbledhja Kalabreze dhe Përmbledhja Arbëreshe, vazhdimisht të pasuruara me vepra të autorëve bashkohorë kalabrezë, në përgjithësi, dhe arbëreshë në veçanti, gjithashtu gjenden revista dhe përmbledhje me Akte Kongresesh. Administrata komunale, përveç të tjerash, është shtytëse e kulturës lokale, nëpërmjet publikimit e ribotimit të veprave me rëndësi të veçantë për historinë kulturore të komunitetit të Shën Mitrit e të pakicës arbëreshe në përgjithësi, duke pasuruar kështu vazhdimisht Bibliotekën.