Biblioteka Bashkim Kulturor Arberësh “G.A. Nociti”
Spixana

Biblioteka “Bashkim Kulturor Arbëresh” e Spixanës lind njëkohësisht me krijimin e Shoqatës me të njëjtin emër në prillin e 1984-ës dhe gjendet në lokalet e pallatit të mrekullueshëm Luci, pronë e Komunës. Pasuria librore përbëhet nga më shumë se 15000 vëllime: prej të cilëve 2000 janë me interes albanologjik, shumë prej të cilëve të botuar në Shqipëri. Biblioteka, përveç të tjerash, ka edhe një videotekë të pasur, një arkiv fotografik dhe me dokumentacion interesant për numrin dhe veçanërisht për përmbajtjen që kanë.
Nga shkurti i 2004-ës Bibliotekës i është njohur statusi “Bibliotekë me Interes Lokal” nga Krahina e Kalabrisë.