Biblioteka e Ipeshkëvisë “Mons. G. Mele”
Ungra

E themeluar më 1919, biblioteka mban emrin e Ipeshkëvit të Ungrës, Giovanni Mele. Biblioteka zotëron një fond libror prestigjoz për sasinë e cilësinë e teksteve: duke filluar me dorëshkrime, materiale të 500-ës, ikonobula, botime të radha dhe mikrofilma, arrin në 6300 dhe rreth 30 revesta. Seksionet kryesore të saj janë ata teologjike, filozofike dhe letrare. Me rëndësi të veçantë është Fondi i Pietro Camodeca Senior-it, me rreth 180 publikime që i takojnë periudhës së 500-ës, 600-ës e 700-ës, Fondi Rodotà, me rreth 450 copë që i takojnë 500-ës, 600-ës e 700-ës, dhe ai i familjes së papàs Amedeo Marchianò-.së, me rreth 2500 vëllime.