Biblioteka Private “Stratigò”
Ungra

Pallati Stratigò, ndodhet në sheshin që për Rilindjen ungreze ka një kuptim të veçantë, ruan vëllime me rëndësi të madhe.
Atë që po marrim në konsideratë është vetëm 1/3 e pasurisë origjinale, dhe përbëhet nga rreth 150 vëllime.
Trashigimia librore është ajo që i përkiste familjes Stratigò; vëllimet i takojnë mjekësisë, juridikut, dhe besimit. Tekstet më të vjetra fillojnë nga vitet ‘500, por pjesa më e madhe është e 800-ës. E veçanta e këtij siti është ajo që ai ruan dorëshkrime të shumta letrare në arbërisht, të shkruara kryesisht nga poeti Vincenzo Stratigò.
Deri më sot vëllimet kanë qenë vetëm një pasuri private, por në saje të këtij projekti janë shndërruar në fond libror privat me përfitim publik.