Projekti

Projekti BESA – Biblioteka Elektronike Sitet Arbëreshe – lind me qëllimin për të realizuar një hartëzim të bibliotekave dhe të fondeve librore të bibliotekave lokale (bashkiake, kishtare, shkollore e private) të fushës ose me specializim arbëresh të Krahinës së Kozencës, duke favorizuar agregimin e duke bërë të frytshëm në web trashëgiminë e tyre në një sistem të vetëm informatik bibliotekar, Opac BESA.
Në vijim, pas kësaj faze dedikuar Krahinës së Kozencës, urojmë që BESA të mund të zgjerohet në të gjitha strukturat bibliotekare të komuniteteve të ndryshme shqiptare që gjenden në provincat e tjera kalabreze, në krahinat e tjera të Italisë dhe në zonën e Ballkanit, duke realizuar kështu një katalog kolektiv on-line me regjistrime bibliografie, të cilat gjenden në biblioteka të ndryshme.
Në këtë fazë katalogimi është përqëndruar në vëllimet antike e moderne të shtypura në gjuhë apo me interes arbëresh o albanologjik. Parashikohet në një fazë të mëvonshme zgjerimi i rilevimit dhe i katalogimit të revistave, të materialeve minore të shtypura, të dorëshkrimeve, të dokumentave të tjerë arkivor, si dhe të materialeve audiovizivë dhe të burimeve të tjera elektronike.

Strukturat bibliotekare të përfshira në projekt janë: :

Zona e qytetit të Kozencës:

  • Kozenca
    • Biblioteka e qytetit
  • Rende
    • Biblioteka e Universitetit të Kalabrisë

Zona e Polinit – Lugina e Kratit:

  • Firmoza
    • Biblioteka Kishtare “San Giovanni Battista”
  • Ungra
    • Biblioteka e Ipeshkëvisë “Mons. Giovani Mele”
    • Biblioteka private “Gabriele e Gennaro Frega”
    • Biblioteka private “Stratigò”
  • Shën Bendhiti
    • Biblioteka bashkiake
  • Spixana
    • Biblioteka “Bashkim Kulturor Arbëresh”
    • Bilioteka bashkiake “Giuseppe Angelo Nociti”

Zona e Silës Greke:

  • Shën Mitri
    • Biblioteka e Kolegjit Italo-Shqiptar “S. Adriano”
    • Biblioteka bashkiake “Girolamo De Rada”
  • Vakarici
    • Biblioteka private “Faraco”